| |
|
|
| |
 |
|
|
|
|
|
|
|
|

|
|
|
E mėrkure, 28
nėntor 2001 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja : |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|

|
|
- Sot
nė Prishtinė u bė pėrurimi i monumentit tė
Skėnderbeut
-
- M.Krasniqi:
Skėnderbeu do tė mbetet frymėzim, prijės e
udhėrrėfyes i tė gjitha brezave tė sotėm e tė
ardhshėm
-
- Prishtinė,
28 nėntor 2001 (QIK) -
Sot aty rreth orės 15,30 u bė pėrurimi i monumentit tė
Skėnderbeut nė qendėr tė Prishtinės, nė ditėn e 28
Nėntorit - Ditės sė Flamurit, ku qė nga orėt e
mėngjesit ishin tubuar me dhjeta mijėra qytetarė tė
Prishtiėns, Kosovės dhe viseve tė tjera etnike
shqiptare dhe nga diaspora.
|
|
|
|
 |
|
- Duke folur para mijėra qytetarėve
tė tubuar, kryetari i Kėshillit organizativ pėr
ngritjen e monumentit tė Skėnderbeut akademik Mark
Krasniqi.
-
- Pasi pėrshėndeti dhe uroi tė
gjithė pjesėmarėsve qėndrim tė kėndshėm dhe tė
paharrueshėm nė Prishtinė nė pėrurimin e monumentit
tė Heroti tonė Kombėtar, Mark Krasniqi tha se "sot
po pėrurojmė me respekt e devocion, me mallėngjim e
dashuri ndaj stėrgjyshit tonė tė lavdishėm e tė
pavdekshėm, ndaj babait shpirtėror tė kombit
shqiptar".
|
- Nė vazhdim tha akad.Krasniqi tha se
do t'i drejtohet me njė pėrshėndetje Heroit Kombėtar:
"Mirėse erdhe nė mesin tonė o i madhi Skėnderbe"!
-
- "Kaluan shumė shekuj qė tė
presim me pėrmallim e dashuri me lot tė zemrės e me shpresė
tė pashuar. Por padrejtėsia historike ndaj popullit shqiptar
ta preu rrugėn e Dardanisė sonė antike, rrugės sė Kosovės
sė sotme kreshnike. Ti ke qenė gjithmonė gjallė nė shpirtin
e zemrėn e tė gjitha gjeneratave tona gjatė gjithė kėtyre
533 vjetėve, qė na ndajnė fizikisht prej Teje", theksoi
akad.Krasniqi.
-
- Nė vazhdim ai tha: "Ti sot erdhe
nė Kosovėn tėnde, e cila ende nuk i ka shėruar plagėt e rėnda
tė robėrisė shekullore. Por megjithėse e plagosur, e djegur,
e shkatėrruar, Kosova sot qėndron nė kėmbė pa okupatorin,
duke bėrė hapat vemdimtarė drejt lirisė dhe pavarėsisė sė
plotė pėr ēka kemi luftuar shekuj me radhė deri nė ditėt e
sotit tė frymėzuar e tė pėrkrahur nga heroizmi Yt i pashoq
nga idelai Yt dhe yni kombėtar pėr tė qenė tė lirė dhe zot
nė shtėpinė tonė".
-
- Pasi foli pėr bėmat e Skėnderbeut
kundėr hordhive otomane dhe u bė digė e pathyeshme e regjimit
shkatėrrues aziatik, akademik Krasniqi pėrkujtoi fjalėt e thėna
pėr Skėnderbeut nga tė huajt.
Nė vazhdim z.Krasniqi tha: "Ti je krenaria jonė, Ti i
bashkove i e pajtove nė Kuvendin e Lezhės tė gjithė krerėt
e prijėsit shqiptarė, lidhe besėn shqiptare pėr tė mirėn e
kombit, pėr lirinė e Atdheut, duke u dhėnė shembull brezave
tė ardhshėm pėr bashkim e bashkėpunim...
-
- Nė Ty pasqyrohen tė gjitha vyrtytet
e larta tė traditės sonė tė lashtė kombėtare. Ti ke qenė
dhe do tė mbetesh pėrgjithmonė frymėzimi, prijėsi, udhėrrėfyesi
i tė gjitha brezave tė sotėm e tė ardhshėm nė rrugėn e
ndershme tė realizimit tė tė drejtave dhe aspiratave tė tona
pėr liri, pavarėsi, demokraci dhe tolerancė, pėr njė jetė
mė tė lumtur dhe mė tė qetė nė trojet tona etnike".
-
- Mark Krasniqi nė pėrfundim tė fjalės
sė tij tha: "Ti nuk i takon vetėm popullit tėnd
shqiptar, ti je personi mė i madh i merituar i mbarė botės
liridashėse tė civilizuar. Ti je njė ndėr nejėrėzit mė tė
mėdhenj tė shekullti 15, siē ėshtė Nėna Tereze gruaja mė
e madhe e shekullti 20. Mirė se ke ardhur nė mesin e vėllezėve
Tu"!
Pastaj akademik Krasniqi foli pėr vetė monumentin i cili ėshtė
kopje e atij qė gjendet sot nė Krujė, vepėr e skulptorit
Janaq Paēo si dhe pėr kontributet qė u dhanė pėr ndėrtimin
e monumentit tė Skėnderbeut nė Prishtinė.
Dr. Ibrahim Rugova: Gjeneratat e reja dhe fėmijėt tanė do tė
rriten me Skėnderbeun
- Njė falė pėruruese e mbajti edhe
Dr. Ibrahim Rugova, kryetar i LDK-sė. Ai para mijėra qytetarėve
tė Prishtinės, Kosovės, territoreve etnike shqiptare dhe
shqiptarėve qė kishin ardhur enkas pėr kėtė ngjarje nga
diapsora iu drejtua:
-
- "Zonja dhe zotėrinj, qytetarė tė
nderuar tė kryeqytetit, qytetarė tė nderuar tė Kosovės,
mysafirė tė nderuar nga Shqipėria, Maqedonia, Mali i Zi e
Presheva, tė nderuar miq ndėrkombėtarė dhe pėrfaqėsues
diplomatik nė Prishtinė.
-
- Sot ėshtė njė ditė e madhe pėr
Kosovėn, sepse po e pėrurojmė monumentin e Heroit Nacional tė
shqiptarėve nė Prishtinė". "Shumė gjenerata tė mėparshme
si dhe gjenerata jonė e kemi ėndėrruar kėtė ditė.
Gjeneratat e reja, fėmijėt tanė do tė rriten me Skėnderbeun,
do tė rriten me Heroin e vet dhe me fat tė rinjve tė Kosovės",
tha Dr. Ibrahim Rugova.
-
- "Do tė ndiehen edhe mė tė qetė
edhe dėshmorėt e shumė brezave dhe ata tė luftės sė fundit
pėr liri dhe pavarėsi tė Kosovės. Sot Kosova ėshtė e lirė,
e bėnė tė lirė nipat dhe miqtė e Skėnderbeut. Gjergj
Kastrioti ndihet i lumtur pėr lirinė e Kosovės, tė Dardanisė
antike.
-
- Ndihet i lumtur, sepse miqtė e tij
janė nė Kosovė dhe me Kosovėn, se Kosova dhe shqptarėt po
bashkohen e integrohen nė botėn perėndimore, aty ku e kanė
vendin. Nė atė botė, qė e mbrojti me dinjitet dhe hapi
perspektiva pėr shekujt e rinj evropianė e perėndimorė, pėr
prosperitetin e civilizimit njerėzor".
-
- "Shekuj me radhė Skėnderbeu
ishte simbol i lirisė dhe i pavarėsisė pėr shqiptarėt,
ishte simbol i lirisė dhe i pavarėsisė pėr Kosovėn.
Poashtu, shekuj me radhė Skėnderbeu ishte simnol i lirisė dhe
pavarėsisė pėr shumė popuj evropianė dhe tė botės. Ishte
simbol edhe pėr lirinė dhe pavarėsinė e Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės. Ai e vazhdon kėtė mision edhe
sot", theksoi Dr.Rugova.
-
- Nė vazhdim ai tha: "I nderuari
profesor Krasniqi, ju falemnenderit pėr angazhimin tuj, qė nė
Prishtinė e ngritet kėtė monument, e kryet edhe njė punė qė
i ka hije profesorit. Falenderoj edhe udhėheqjen komunale tė
kryeqytetit, qė pėrkrahu angazhimin e profesor Krasniqit dhe tė
gjithė ata qė kontribuan, pra TMK-ja, pastaj tė tjerėt qė i
pėrshendeti profesor Krasniqi qė e sollėn monumentin, apo
shtatoren e Skėnderbeut nė Prishinė, qė e kemi kėtu para
nesh.
-
- Me fat Prishtinė, me fat Kosovė,
zoti e bekoftė Skėnderbeun siē e ka bekuar. Zoti e bekoftė
Kosovė, ju falenderit dhe urime pėr monumentin e Skėnderbeut.
I nderuari profesor e solla kėt copė ari qė ta vendosni nė
monumentin e Skėndebeut njė copė ari-kristal tė Kosovės.
-
- Ky ėshtė njė ari natyral i
kristaleve tė Kosovės. Ju falendroj shumė juve qytetarė qė
keni ardhur ta ndani gėzimin sė bashku kėtu nė Sheshin Skėnderbe
tė kryeqytetit tė Kosovės sonė ta dashur. Me fat", tha
nė fund tė fjalės sė tij Dr.Ibrahim Rugova.
-
- Pastaj akademik Mark Krasniqi ia dorėzoi
kėtė objekt madhėshtor kryetarit tė Kuvendit Komunal tė
Prishtinės, Salih Gashi. Ndėrkaq, Sali Gashi nė fjalėn e tij
tė rastit tha: "Mė nė fund erdhi edhe ky monument i shumėpritur
dhe i lavdishėm pėr popullin tonė,- ngritja e pėrmendores sė
Skėnderbeut nė Prishtinė.
-
- Ky momenti i Heroit tonė kombėtar,
kjo fazė historike sot po pėrfundon. Ja sot me 28 nėntor tė
vitit 2001, ėndrra e kahmotshme kombėtare e shumė brezave u bė
realitet. Tash si kurrė mė parė Prishtina, Kosova dhe populli
i saj ndjehet i privilegjuar, qė pati fatin tė realizojė kėtė
projekt madhėshtor", tha ndėr tė tjerat prefekti i
Prishtinės Salih Gashi.
-
- Pastaj folėn edhe Namik Dokle,
kryetar i parlamentit tė Shqipėrisė dhe Bujar Bukoshi,
kryetar i Fondit UFORK.
|
|
|
|
 |
|
- Nė
Prishtinė u mbajt njė Akademi solemne pėr nder tė 28 Nėntorit
- Ditės sė Flamurit
-
- Skėnderbeu ishte njė strateg i
madh i luftės
-
- Prishtinė,
28 nėntor 2001 (QIK)
- Pas intonimit tė Himnit kombėtar dhe duke nderuar me njė
minutė heshtje tė rėnėt nė luftė, sot nė Teatrin Kombėtar
u mbajt njė Akademi solemne me rastin e 28 Nėntorit - Ditės sė
Flamurit dhe zbulimit tė monumentit tė Skėnderbeut nė
Prishtinė. Hapjen e akademisė para shumė pėrfaqėsuesve tė
subjekteve poltike, fetare e publike dhe pėrfaqėsuesve tė
huaj, e bėri drejtori i Institutit tė Historisė, Jusuf
Bajraktari.
-
- Zoti Bajraktari nė fillim tha se 28 Nėntori
simbolizon edhe pavarėsinė e shtetit shqiptar. Me 28 Nėntorin
janė tė lidhura nė mėnyrė tė pashkėputshme ngjarje tė rėndėsishme
tė periudhave tė ndryshme historike, duke pėrkujtuar se nė kėtė
ditė, mė 1443, Skėnderbeu ngriti flamurin nė Kėshtjellėn e
Krujės. Edhe sot, pas 89 vjetėsh, vazhdoi ai, kemi mesazhin mė
kuptimplotė qė mund t`i jepet popullit nga kryeqyteti i Kosovės,
Prishtina krenare, nėnvizoi Dr. Bajraktari.
-
- Ai nė vazhdim tha
se sot Kosova po e feston kėtė festė me njė nga veprat mė tė
shkėlqyera tė historisė sė saj, "ku edhe pak orė do tė
jemi dėshmitarė tė gjallė tė njė ngjarjeje tė rrallė e tė
papėrsėritshme".
-
Ndėrkaq, gjeneral Agim Ēeku, komandanat i TMK-sė nė fjalėn
e tij tha se ka nderin tė flasė pėr figurėn e Heroit tonė tė
Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut, tė kėtij strategu,
komandantit tė rrallė ushtarak, dhe burrė shteti tė madh, i
cili ka qenė dhe vazhdon tė jetė burim frymėzimi i tė gjithė
brezave, veēanėrisht pėr ushtarakėt.
"Ardhja e Skėnderbeut nė Kosovė, ėshtė njė moment i rėndėsishėm
qė kemi pritur gjatė kohės dhe po vjen me njė datė shumė tė
rėndėsishme tė historisė sonė", tha gjeneral Ēeku. Ai
nė vazhdim theksoi se lufta e Skėndebeut kap njė periudh
25-vjeēare me fitore e beteja tė njėpasnjėshme. "Skėnderbeu
ėshtė i pari nė Evropė, nė periudhėn e mesjetes, i cili
krijoi njė ushtri tė pėrhershme, dy vjet para Francės",
nėnvizoi Ēeku.
-
- Skėnderbeu ishte
njė mjeshtėr i madh i luftės guerile, dhe nė tė njejtėn
kohė, ai ishte edhe njė strateg shumė i madh nė luftėn e
rregullt, tha ndėr tė tjerat gjeneral Ēeku, komandant i
Trupave Mbrojtėse tė Kosovės.
|
|
|
|
 |
|
- Solana:
ėshtė koha qė popullit tė Kosovės t'i mundėsohet njė
infrastrukturė dhe njė jetė e re
-
 |
|
- Prishtinė,
28 nėntor 2001 (QIK)
- Unė kam zhvilluar njė takim shumė tė mirė me
Hakerupin dhe me liderėt e partive politike. Jam shumė
i kėnaqur qė jam kėtu,- u shpreh Havier Solana, nė
konferencėn e mbajtur me gazetarė nė Prishtinė.
-
- Ai tha se ka qenė shumė i lidhur me
Kosovėn njė kohė shumė tė gjatė. "Ėshtė
treguar njė pjekuri e popullit dhe e liderėve tė
Kosovės", deklaroi Solana pėr zgjedhjet e 17
nėntorit.
|
-
- Solana theksoi se edhe njėherė se
Kosovės i erdhi rasti pėr t'i mbajtur zgjedhjet dhe pėr t`i
zgjedhur liderėt. "Kjo ka qenė njė ngjarje shumė e rėndėsishme
pėr mua dhe shpresoj edhe pėr ju. Kosova ka shansėn qė tė
marrė nė duart e veta tė gjitha mundėsitė pėr ta mbajtur
Kosovėn", u shpreh Solana.
-
- "Bota sot ėshtė ndryshe nga ajo
e para gjashtė muajsh, shumė ndryshime kanė ndodhur dhe shumė
kėrkesa do tė parashtrohen nga bashkėsia ndėrkombėtare",
nėnvizoi Solana, duke shtuar se ėshtė i kėnaqur qė nuk ėshtė
harruar Kosova, por qė tė mos harrohet atėherė ajo duhet t`i
kryejė punėt si duhet, duhet tė merren pėrgjegjėsitė siē
duhet, mos tė harrohet se kjo ėshtė njė shoqėri
multietnike.
-
- Duhet treguar gatishmėri pėr bashkėpunim
me ndėrkombėtarėt. Nuk duhet harruar se njerėzit mė tė mirė,
duhet tė vendosėn nė vendet e duhura. Ėshtė koha qė
popullit tė Kosovės t'i mundėsohet njė infrastrukturė dhe
njė jetė e re.
-
- Pėrparėsia mė e madhe ėshtė qė
gjėrat tė kryhen pėr tė mirėn e popullit tė Kosovės. Unė
jam shumė i lumtur qė jam me ju dhe ky ėshtė mesazhi qė ia
kam thėnė liderėve tė Kosovės", nėnvizoi mes tjerash
Havier Solana.
|
|
|
|
 |
|
- Dr.
Rugova: Me Solanėn biseduam pėr krijimin e isntitucioneve tė
qėndrueshme
Prishtinė, 28
nėntor 2001 (QIK) - Shefi i diplomacisė sė Bashkimit
Evropian Havier Solana qėndroi sot pėr njė vizitė njėditėshe
nė Kosovė, ku ka pasur takime tė veēanta me kryetarin e
LDK-sė Ibrahim Rugova me atė tė PDK-sė Hashim Thaēi dhe tė
AAK-sė Ramush Haradinaj, si dhe shefin e UNMIK-ut Hans Hekerup
dhe komandantin e KFOR-it Marsel Valenten.
Pas takimit me zotin Solana, kryetari i LDK-sė, Dr. Ibrahim
Rugova para gazetarėve delaroi:
"Patėm, njė takim tė pėrzemėrt me zotin Solana, i cili
vazhdimisht ėshtė i preokupuar me Kosovėn dhe pėr ngjarjet e
bashkėsisė ndėrkombėtare. Dihen meritat e tij pėr Kosovėn
dhe natyrisht ai na pėruroi pėr zgjedhjet, tė cilat kanė
kaluar nė mėnyrė tė qetė".
-
- Nė vazhdim Dr. Rugova tha se ėshtė
biseduar rreth pėrgatijes sė seancės plenare tė Parlamentit
tė Kosovės, dhe krijimit tė institucioneve tė qėndrueshme,
nė zhvillimin ekonomik, politik dhe social tė Kosovės.
"Natyrisht, ne do tė punojmė nė planin e objektivit tonė
nacional pėr pavarėsinė", tha Dr. Rugova, i cili
falenderoi z. Solana qė ka gjetur kohė ta pėrgėzojė Kosovėn
e qė gėzon pėrkrahjen e BE-sė nė ndėrtimin e
institucioneve dhe nė zhvillimin ekonomik tė saj, tha ai.
Hashim Thaēi, kryetar i PDK-sė u tha gazetarėve se takimi me
Solanėn tregon edhe njėherė qė bashkėsia ndėrkombėtare mbėshtet
proceset politike nė Kosovė. Kjo vizitė do t'i kontribuojė qėllimit
tė implementimit tė rezultateve tė zgjedhjeve, tha ndėr tė
tjera ai.
Ndėrkaq, Ramush Haradinaj deklaroi se ishte njė takim miqėsor
dhe se zoti Solana vjen me mesazhin mė tė mirė, pra me urimin
pėr popullin e Kosovės pėr zgjedhjet e lira dhe tė
suksesshme. "Poashtu uron qė ne tė gjejmė rrugė qė tė
implementojmė rezultatin zgjedhor dhe t'i kthehemi pėrgjegjėsive
qė i kemi ndaj Kosovės dhe ndaj qytetarėve", tha
Haredinaj.
|
|
|
|
 |
|
- Nė
pritje tė zbulimit tė monumentit tė Skėnderbeut nė Prishtinė
-
- Prishtinė,
28 nėntor 2001 (QIK)
- Asnjėherė nė kryeqytetin e Kosovės nuk ka pasur mė shumė
njerėz nė sheshin kryesor "Nėna Tereze" dhe nėpėr
tė gjitha rrugėt e rrugicat e Prishtinės. Me mijėra njerėz
kishin ardhur nga tė gjitha qytetet e Kosovės, nga territorėt
etnike shqiptare dhe nga diaspora.
-
- Asnjėherė nuk ėshtė ndjerė
atmosferė mė solemne dhe mė madhėshtore se sa ditėn e sotme
- mė 28 Nėntor. Qendra e qytetit ishte nė shenjė tė kėtij
solemniteti: aparatura e zėrimit, bina solemne dhe njerėzit qė
poashtu, me njė durim tė mahnitshėm presin fillimin e
manifestimit qendror - zbulimin dhe pėrurimin e monumentit tė
Skėnderbeut nė Prishtinė.
-
- Mirėpo, edhe pas pritjes sė gjatė
dhe fillimit e mbarimit tė Akademisė solemne nė Teatrin kombėtar
tė Prishtinės, zbulimi i monumentit tė Skėnderbeut nuk u bė.
Nė vazhdim u komunikua se akti i zbulimit solemn do tė bėhet
nė orėn 15,00. Arsyetimi: shtatorja e Heroit tonė kombėtar,
nuk kishte arritur nė Prishtinė, edhe pse mbrėmė nė measnėt
e kishte kaluar kufirin e Kosovės.
-
- Njė rrugėtim i shkurtėr nga
Prizreni nė Prishtinė po zgjat si tepėr shumė dhe me ngathtėsi.
Njerėzit filluan tė hedhin pakėnaqėsitė e para si "punėt
tona janė kėshtu..." deri nė shpresėn se koha do tė
shkurtohet. Por sheshi "Nėna Tereze" nuk zbrazej,
sikurse qė nuk zbrazej dendėsia e njerėzve pėrreth bazamenti
tė monumentit tė Skėnderbeut, qė priste tė vėhej nė
vendin e vet...
|
|
|
|
 |
|
- Sot
nė mbarė Kosovėn po festohet Dita e Flamurit
Prishtinė, 28
nėntor 2001 (QIK) - Me manifestime tė ndryshme, sot nė
mbarė Kosovėn po festohet 28 Nėntori - Dita Flamurit. Nė tė
gjitha qytetet e Kosovės qė nga dita e djeshme kanė filluar
manifestimet pėr nder tė kėsaj dite tė shėnuar tė historisė
sonė kombėtare.
-
- Me kėtė rast janė pėrgatitur
programe tė veēanta, por edhe manifestime sportive, dhe se
kudo janė bėrė homazhe nė varrezat e dėshmorėve. Kėshtu
ka qenė nė Gjakovė, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Pejė, Mitrovicė
gjetiu.
Pėrndryshe sot moti nė mbarė Kosovėn ėshtė pa tė reshura,
por ajo qė e prish deri diku atmosferėn festive ėshtė
mungesa e energjisė elektrike, sepse edhe sot janė fuqi
reduktimet.
|
|
|
|
 |
|
|
|
|