23/09/2001 - Trepēa.net

Sigurimi i Shtetit drama e politikės sonė dhe vetė shqiptarėve

Si funksiononte Sigurimi i Shtetit


TIRANĖ, 22 shtator 2001 / "ALBANIA"

Nga Kastriot Dervishi

Njė ndėr armėt mė efiēente tė diktaturės komuniste nė Shqipėri qė tregonte edhe shkallėn e zhvillimit tė kėsaj diktature ishte edhe Sigurimi i Shtetit - i cilėsuar shpesh si "Syri vigjilent i Partisė". Njė makinė e tillė i siguroi pushtetin pėr vite PPSH-sė dhe u bė faktor frenues nė zhvillimet demokratike nė vitet 90-tė.

Pikėrisht pėr tė njohur diēka mė tepėr nė organizimin dhe funksionimin e kėtij organi, menduam se do tė ishte me interes njė shkrim i tillė. Sepse niveli i njė shėrbimi informativ tregon edhe nivelin e konsolidimit tė pushtetit nė ēfarėdo kohė.

 

Historia e spiunazhit nė Shqipėri

Ndonėse Shqipėria u njoh si shtet mė 29 Korrik 1913, pėr shumė vite, pėr shkaqe tė ndryshme ajo nuk arriti tė ndėrtonte strukturat  natyrore tė shtetit. Pas Kongresit tė Lushnjės u pa se po fillonte ndėrtimi i institucioneve kryesore tė shtetit. Megjithatė nuk mund tė flitej pėr ndėrtim tė rrjetit tė mirėfilltė informativ. Pas ngjarjeve tė vitit 1924 dhe pas Triumfit tė legalitetit, Ahmet Zogu arriti tė ndėrtojė tė parin shėrbim sekret shqiptar.

Ky shėrbim bėnte pjesė nė Ministrinė e Brendshme dhe njihej me emrin Zyra Sekrete. Jo vetėm qė u punua me parametra profesionale, por u arrit tė ngrihej edhe njė rrjet i mirė agjentėsh nė Jugosllavi dhe Greqi.  Eshtė pėr t'u kujuar se pas pushtimit komunist tė Shqipėrisė nė Nėntor 1944, i gjithė arkivi i Ministrisė sė Brendshme iu vu nė dispozicion jugosllavėve, tė cilėt zbuluan ndėr tė tjera dhe agjentėt qė kishte Mbreti Zog nė Jugosllavi.

Shumica e kėtyre agjentėve u vranė nga jugosllavėt. Do tė ishin pikėrisht jugosllavėt ata qė do tė krijonin shėrbimin e ri sekret nė Shqipėri tė quajtur Sigurimi i Shtetit. Kėtu merret si pikėnisje, mbase jo zyrtare 19 Prilli i vitit 1944, kohė kur Enver Hoxha zyrtarisht urdhėroi shtabin e batalionit "Hakmarrja" tė fillonte "organizimin e shėrbimit tė informacionit".

Hartues tė platformės fillestare tė kėtij shėrbimi informativ u bėnė emisarėt jugosllavė. Kėta pėr interesat e tyre nxitėn formimin e njė shėrbimi informativ nė mėnyrė qė ky organ vetėm kombėtar tė mos ishte. Me ardhjen nė pushtet tė Enver Hoxhės, Ministėr i Brendshėm ishte Haxhi Lleshi, i cili rridhte nga njė familje me tradita tė kulluara serbofile.

Pas Lleshit nė Mars 1946, nė vend tė tij u emėrua Koēi Xoxe, qė ishte njėkohėsisht edhe Zv/Kryeministėr. Koha e Xoxes pėrkon edhe mė fuqizimin e Sigurimit tė Shtetit nėn kujdesin e posaēėm tė kėshilltarėve jugosllavė. Si edhe me parė, Sigurimi vazhdoi tė ishte pjesė e Ministrisė sė Brendshme. Nesti Kerenxhi, Vaskė Koleci e Zoi Themeli ishin ndėr mė tė njohurit qė u morėn me ndėrtimin e armės sė Sigurimit nėn kujdesin e pėrhershėm tė Kėshilltarėve jugosllavė. Pikėrisht u bė shkak kjo kohė qė pas vitit 1948, Parti e Punės tė theksonte se ishte ajo qė komandonte Sigurimin.

Pas divorcit me jugosllavėt, Sigurimi i Shtetit pati njė ngritje  edhe mė tė madhe profesionale nėn patronazhin jugosllav.Gjatė gjithė ekzistencės sė tij Sigurimi i Shtetit mbeti gjithnjė njė produkt jugosllavo-sovjetik. Ai ngeli pėrherė syri vigjilent i Partisė sė Punės dhe arma mė e fortė e diktaturės komuniste. Ky  shėrbim nuk arriti kurrė tė ishte njė shėrbim kombėtar. Ai survejonte gjithēka qė ndodhte nė Shqipėri pėr t'i shėrbyer mbajtjes sė pushtetit nga Partia e Punės.

Nė vitin 1991 nė qeverinė Nano 2 u krijua Ministria e Sigurimit  e drejtuar nga Gramoz Ruēi. Njė rast krejt i veēantė ky. Nė verėn  e vitit 1991 u miratua ligji pėr Shėrbimin Informativ Kombėtar (SHIK) dhe Irakli Koēollari u bė kryetar. Nė Qershor 1992 nė krye tė kėtij institucioni vjen Bashkim Gazidede dhe filloi reforma e madhe e SHIK-ut qė pėrfshiu 98% tė efektivit. Nė Maj 1997, pas rrebelimit komunist dhe pas dorėheqjes sė Gazidedės, nė krye tė kėtij institucioni u emėrua  Arben Karkini.
 
Me ardhjen e socialistėve nė pushtet, nė Shtator 1997 nė vend tė Karkinit u emėrua NėnKryetari i Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve Fatos Klosi. Mė vonė SHIK-u ndėrroi emrin nė SHISH. Klosi riktheu nė funksione gjithė punonjėsit e vjetėr. Aktualisht SHISH ėshtė shumė larg njė Shėrbimi Infromativ Kombėtar. Ai ėshtė njė vegėl e Partisė Socialiste.
 
 
Organizimi i Sigurimit tė Shtetit

Mėnyra organizative e Sigurimit tė Shtetit ishte mjaft  e studiuar dhe hierarkike. Nė krye tė kėsaj metode qėndronte Byroja Politike e K.Q tė PPSH-sė. Me kėtė rast Sigurimi vepronte sipas Platfomrės sė Byrosė Politikė tė K.Q, tė PPSH-sė. Kjo gjė bėhej pėr tė theksuar se ishte Partia ajo qė udhėhiqte Sigurimin. Pėr vetė komunistėt qe trajtuar apo gjykuar si e gabuar koha e pasluftės ku Sigurimi Komandonte Partinė.

Pas eliminimit tė grupit tė Koēi Xoxės, udhėheqėsi Komunist Enver Hoxha, me tė madhe vuri nė dukje se partia ishte mbi Sigurimin. Nė vitin 1982, pas eliminimit tė Mehmet Shehut, Hoxha do tė pėrsėriste  vazhdimisht se ishte partia ajo qė kishte zbuluar "komplotet" e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut etj dhe jo Sigurimi. Duke folur  nė kėtė mėnyrė, Hoxha e ktheu  partinė ndėr  tė tjera edhe nė njė  organ tė specializuar spiunazhi, megjithėse  kjo gjė mund tė duket si absurde.

Gjithėsesi vazhdojmė mė tej. Nė platformėn e Byrosė Politike ndėr tė tjera  dallojmė esencialisht  dy pika  kryesore. Nė njėrėn  nga kėto pika thuhej se anėtar i PPSH-sė nuk mund tė ishte bashkėpunėtor i Sigurimit  pa lejen  e Partisė. Kjo do tė thotė qė strukturat e Partisė informoheshin paraprakisht pėr arsyet e  rekrutimit tė anėtarit tė tyre.

Nė pikėn tjetėr thuhej se rrjetin sekret informativ duhej ta pėrbėnin nė shumicė elemente qė vinin nga familjet e deklasuara, tė internuara  apo qė kishin tė afėrm jashtė shtetit.

Pėrsa i pėrket anėve  tė tjera  tė survejimit, agjentė  tė Sigurimit ndodheshin  edhe brenda nė burgje (ordinere  apo politike) si dhe nė institucione tė Shtetit si pėr shembull nė ministri, drejtori, hoteleri etj, nė tė cilat parashikohej qė njė vend i caktuar i organikės t'i lihej njė bashkėpunėtori tė Sigurimit.

Nėn  nivelin  e Byrosė Politike tė K.Q  tė PPSH-sė, vinte Ministria e Brendshme. Nė kėtė organ njė zv/ministėr  drejtonte Sigurimin e Shtetit dhe tjetri kufirin. Zv/ministri i ngarkuar me Sigurimin komunikonte  me Kryetarėt e  Degėve tė Punėve nė Brendshme  nė rrethe  dhe 3  drejtorėt e Sigurimit.

- Drejtoria e Parė e kundėrzbulimit
- Drejtoria e Dytė e Sigurimit tė Udhėheqjes
- Drejtoria e Tretė e Zbulimit

  

Mė konkretisht kėto drejtori  ndaheshin nė disa  degė:

1. Drejtoria e Parė e Kundėrzbulimit:

- Dega e Parė: Zbulimi i depėrtimit tė agjenturave tė huaja  kjo degė  merrej me ndjekjen  dhe survejimin e elementit  tė dyshuar si agjentė tė huaj. Megjithatė nė shumė raste Sigurimi sajonte agjentė pėr tė justifikuar punėn e tij.

- Dega e Dytė: Kundėrzbulimi i zbulimit tė ambasadave tė huaja tė akredituara nė Shqpėri. Nė kėtė bėhej survejimi i plotė i veprimtarisė sė selisė tė kėtyre ambasadave dhe i personelit tė tyre.

- Dega e Tretė: Pastėrtia e figurės sė punonjėsve tė Ministrisė sė Brendshme. Nė kėtė degė grumbullohej i gjithė dokumentacioni dhe tė dhėna tė tjera nė lidhje me punonjėsit e Ministrisė sė Brendshme. Survejimi i efektivave tė kėsaj ministrie pėrfshinte ēdo gjė qė kishte tė bėnte me tė kaluarėn e tyre si origjina, familja, shkollimi etj, si dhe  mėnyra e  jetesės jashtė detyre. Nuk ishte pa rėndėsi  survejimi i punonjėsit nė profilin e tij tė punės. Kjo mėnyrė survejimi rriste besnikėrinė e punonjėsit ndaj diktaturės dhe garantonte njė organ tė rėndėsishėm tė kėsaj diktature.

- Dega e Katėrt: Administrimi i dokumentave operativė. Kjo degė siē duket edhe nga emri administronte dosjet e arkivuara dhe kartelat ku ndodheshin tė dhėna pėr bashkėpunėtorėt dhe pėr personat qė ndiqeshin. Pėrveē kėtyre kjo degė  administronte edhe  dokumenta tė institucionit.

- Dega e Pestė: Teknika operative.

Kjo degė merrej me administrimin e teknikės operative tė Sigurimit si incizuesit, kamerat etj, si ēdo gjė qė hynte si mjet survejimi apo regjistrimi. Ishte ndėr degėt mė tė rėndėsishme tė Drejtorisė sė Parė.

- Dega e gjashtė: Sigurimi i Ushtrisė.

Kjo degė garantonte "pastėrtinė" e efektivave tė Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore dhe tė kishte nėn kontroll veprimtarinė e mundshme "tė armiqve" kundėr teknikės ushtarake. Megjithatė ky sektor nė mjaft raste mbėshteti teoritė qė krijonte Enver Hoxha kur godiste grupe ushtarakėsh.

- Dega e Shtatė: Zbulimi i krimeve ekonomike.

Me anė tė rrjetit tė informatorėve  kjo degė kishte  pėr qėlim tė gjente "sabotatorėt" qė shkaktonin "krime ekonomike". Megjithatė ky  sektor  nga ana  organizative  u suprimua  mė vonė  pėr t'iu bashkangjitur  njė sektori tjeter.

- Dega e tetė: Zbulimi i veprimtarisė sė elementėve  armiqėsore antiparti.

Kjo degė  ndahej  nė dy  nėndegė:

- Nėndega e internim-dėbimeve, qė merrej me survejimin e elementėve tė internuar e dėbuar, duke pasur njė rrjet tė gjerė informatorėsh brenda kėtij kontigjenti.

Nėndega  e kampeve dhe burgjeve merrej me survejimin e tė burgosurve ordinerė dhe politikė. Brenda  nė burgje  ekzistonte njė rrjet  informatorėsh tė burgosur.

Pėrsa  i takon  kuadrove tė Sigurimit tė Shtetit duhet thėnė se shumica e tyre (ose rreth 95%) vinin nga Zona e Parė Operative.

 
2. Drejtoria e Dytė: Sigurimi i Udhėheqjes

Kjo Drejtori ndahesh nė kėto degė:

- Dega e prapavijės. Kjo degė  survejonte  ēdo gjė qė pėrdorej nga  udhėheqja  si vilat, zyrat, ushqimet e udhėheqjes, makinat e tyre etj, etj. Nė shėrbim  ishin oficerė  legalė.

- Degė e Shoqėrimit. Kėtu  bėnin pjesė ata shoqėrues  tė udhėheqjes qė ishin oficerė legalė.

- Dega e teknikės. Pėrfshinte tė gjithė infrastrukturėn e mjeteve tė survejimit si regjistruesat, kamerat etj, etj.

- Dega e Administrimit tė Dokumentave Operative. Kjo degė bėnte administrimin shkresor.

 
3. Drejtoria e Tretė. Zbulimi.

Kjo Drejtori e kishte qendrėn nė katin e katėrt tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe pėrbėhej nga oficerė legalė, tė cilėt kamufloheshin me funksione diplomatike nė ambasada tė RPSSH-sė nė vende  tė huaja. Kėshtu oficeri i Sigurimit nė njė ambasadė tė Shqipėrisė nė njė vend tė caktuar kamuflohej nė sekretar  apo konsull tė ambasadės dhe jo mė tej.

Ky ishte niveli i mesėm ku vepronte  Sigurimi. Nė vitin 1992 (muaji maj) kur ministėr u bė Alferd  Serreqi, plasi edhe  skandali i pėrgjuesve tė Ministrisė sė Jashtme, qė nė fakt ishin pjesė integrale e Sigurimit tė Shtetit. Nga ana organizatore  Drejtoria e Tretė e Sigurimit tė Shtetit ndahej nė disa degė:

- Dega e parė mbulonte Evropėn
- Dega e dytė mbulonte Lindjen e Mesme  dhe vendet e tjera.- Dega e tretė mbulonte Amerikėn dhe vende  tė tjera.
- Dega e katėrt mbulonte diasporėn. Kėtu mund tė shtojmė se rrjeti i agjentėve tė Sigurimit ka qėnė mjaft i madh. Mbase agjentėt nė diasporė mund tė ishin mė tė veēantė.
- Dega e pestė ishte ajo qė administronte dokumentat operative.
- Dega e gjashtė ishte ajo qė administronte teknikėn  operative.

 

Rrjeti informativ Sekret

Ky rrjet pėrbėhej nga:

- Rrjeti infromativ pa dokumenta.
- Rrjeti informativ me dokumenta.


A. Rrjeti informativ  pa dokumenta

Pėrbėhej nga njė kategori e veēantė bashkėpunėtorėsh specialė tė cilėt betoheshin para Sekretarit tė Parė tė PPSH-sė. Nė shtyp janė pėrmendur disa emra, tė cilėt janė nė krye tė shtetit sot dhe qė njihen  si ramizistė (si duket janė betuar para tij).

B. Rrjeti informativ me dokumenta

Nė rrjetin informativ sekret me dokumenta  dallojmė 4 lloje  bashkėpunėtorėsh  tė Sigurimit tė Shtetit. Mė konkretisht  ata janė:

Rezidenti. Ishte ndihmės i operativit tė Sigurimit dhe mbante lidhje me disa informatorė. Ishte  person civil, kėrkohej me nivel tė lartė profesional, i besueshėm dhe parashikohej qė tė ishte operativ aktiv  nė kohė  lufte. Disa  prej tyre  kanė bėrė edhe kurse speciale.

Agjenti. Ishte infromativ i kualifikuar i Sigurimit tė Shtetit qė jepte  tė dhėnat kryesore atje ku qėndronin interesat e Sigurimit. Informatori. Ishte bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit, i cili jepte informata sipas skemės pėr tė cilėn ai ishte ngritur.

Strehuesi. Ishte bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit, i cili vinte  nė dispozicion  tė Sigurimit, banesėn, zyrėn, hotelin ose ambjete tė tjera qė kishte mundėsi.

Strehuesi  quhej edhe bashkėpunėtor vullnetar. Nė mjediset qė ai vinte  nė dispozicion  ndėr tė tjera zhvilloheshin takime tė operativit, rezidentit etj.Tė gjitha kėto nivele informatorėsh ishin me pseudonime.